Auto

Fiat Chrysleri dhe PSA në prag të bashkimit

Bashkimi mes Fiat Chrysler dhe PSA Group në Francë është duke u përballur me pengesa pasi dy kompanitë po kërkojnë miratimin e plotë të të gjithë aksionerëve. Këto pengesa janë cilësuar si përfundimtare pasi pikat e tjera i kanë dakorduar.

Marrëveshja, që nëse arrihet, do ta krijojë prodhuesin e katërt më të madh të veturave në botë. Kjo ide për marrëveshja duke nën diskutime tash e dy vjet.

Kompanitë që pritet të kombinohen mes vete do t’i sjellin markat e njohura si Peugeot, Citroen dhe Vauxhall nga PSA me Fiat, Jeep dhe Chrysler, shkruan BBC.

Kompania në rast të marrëveshjes do ketë 52 miliardë dollarë dhe do të quhet Stellantis. Udhëheqësit presin që bashkimi të finalizohet deri në fund të marsit ndërsa thonë se do të krijojë kursime të konsiderueshme të kostos.

Marrëveshja ka ngritur shqetësime lidhur me mbylljen e disa fabrikave si ajo e Vauxhallit që ka rreth 3.000 punëtorë.