Auto

BMW synon që 20% e veturave të saj të jenë elektrike deri në vitin 2023

Kompania gjermane e veturave BMW po planifikon të bëjë ndryshim në prodhimet e automjeteve elektrike, ka thënë shefi ekzekutiv Oliver Zipse për mediumin gjerman Augsburger Allgemeine.

“Po rrisim dukshëm numrin e automjeteve elektrike. Në mes të 2021 dhe 2023, ne do të ndërtojmë më shumë vetura elektrike se sa ishte planifikuar”, tha ai.

BMW do që çdo të pestën veturë që shet të jetë e pajisur me një motor elektrik në vitin 2023, shton Zipse.

Ai shton se duhet të shtohet edhe vendet publike ku motorët e veturave elektrike mund të mbushen.