Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Prezantohet Mustang i veçantë, shitja e të cilit do të rrisë fondin për hulumtime për kancer

Kompania nga Australia Tickford, e cila merret me modifikimin e veturave, ka përgatitur modelin e veçantë Ford Mustang.

Të gjitha paratë nga shitja e këtij do t’i dhurohen qendrës për mirëqenie dhe hulumtime për kancer të quajtur “Olivia Newton-John Cancer Wellness & Research Center”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky Ford Mustang unik vjen me eksterier me ngjyrë të gjelbër “Olivia Green”, shirita për gara me ngjyrë të zezë, rrotat nga alumini me ngjyrë të zezë, etiketat Tickford, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, Tickford për këtë Mustang unik ka zgjedhur edhe pasqyrat me ngjyrë të zezë dhe spoilerin mbi bagazh, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, si dhe ulëset sportive nga lëkura me logon Tickford.

Ky Ford Mustang i veçantë nga Tickford, po ashtu, vjen me motor V8 të përforcuar në 482 kuajfuqi, dhe çmimi i tij është rreth 131 mijë dollarë.

{gallery}