Auto

Hyundai tërheq gjysmë milioni vetura Crossover

Pasuar nga tërheqja e afër 1.5 milionë veturave në prill të këtij viti, Hyundai tani është duke filluar dy fushata të ndara për të tërhequr afër 600 vetura, duke filluar nga 30 qershori, transmeton koha.net.

Tërheqja e parë, është e ndërlidhur me një kabllo që hap pjesën te motori, e që mund të bllokohet e të e lejë atë të hapur, apo të hapet vetë vetiu nëse nuk mbyllet mirë.

Ky problem përfshin 437 mijë vetura të modelit crossover, Santa Fe dhe Santa Fe Sport nga viti 2013 e deri në 2017-n.

Tërheqja e dytë përfshinë 150 mijë modele të Sonata dhe afër 11 mijë të modelit Genesis të prodhuara nga viti 2015 deri 2016.

Problemi i tyre është se mund të sinjalizojë që frenimi i parkimit është aplikuar, por në fakt problemi është te pulla e ndryshkur.

{gallery}