Auto

Debuton gjenerata e re e BMW 4 Series kabrio

Më në fund ka debutuar gjenerata e dytë e BMW 4 Series Convertible. Vetura mund të porositet qysh tash me një çmim rreth 50 mijë euro, dhe automobili do të dalë në treg në mars të vitit të ardhshëm.

BMW thotë se tavani i ri i veturës është për 40 për qind më i lirë dhe ai mund të hapet në shpejtësi prej 50 kilometrave për orë. I duhen 18 sekonda për t’u hapur apo mbyllur.

Vetura vjen me motor 3.0-litërsh dhe 369 kuajfuqi. Motori i modelit M4401 funksionon me marsh me tetë shpejtësi. Përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë e arrin për 4.9 sekonda.

Pos këtij modeli, kompania ka sjellë edhe dy motorë benzinë dhe dizelë. Modelet 420i kanë motorë 2.0-litërsh benzinë me 182 kuajfuqi. Versioni 430i ka të njëjtin motor me 254 kuajfuqi.