Auto

Automobili elektrik eksplodon gjatë mbushjes

Automobili elektrik ka shpërthye në flakë në një pikë mbushjeje në Sanming, në jug të Kinës raportojnë mediat, transmeton Koha.net.

Xhirimi i tmerrshëm që vjen nga jugu i Kinës tregon se bëhet fjalë për eksplodim të automobilit gjatë mbushjes në stacion. Supozohet se shkas ishte problemi me baterinë gjatë mbushjes, për pasojë automobili elektrik është kallur.

Derisa zjarrfikësit ia dolën të arrinin në vendin e ngjarjes, automjeti shpërtheu dhe ata nuk mund bënë asgjë për ta shpëtuar.

Nuk pati viktima, as të plagosur, ndonëse në afërsi të shpërthimit kishte kalimtarë rasti.