Auto

Ngasësi i Teslas me “autopilot” po shikonte film, godet veturën e policisë

Descriptive Text

Një veturë e Policisë në Karolinën e Veriut, është goditur nga ngasësi i Teslas që e kishte lënë veturën të ngasë vetë përmes sistemit “autopilot”.

Shoferi i Teslas ishte duke shikuar film në veturë, derisa e lëshoi “autopilotin”.

SkyNews raporton se Tesla fillimisht goditi një veturë tjerë, e ajo goditi veturën e një sherifi. Për fat të mirë, askush nuk është lënduar.

Ngasësi i Teslas është akuzuar për shikim televizioni gjatë kohës kur po vozitej me veturë dhe shkelje të ligjit të lëvizjes në trafik.

Tesla në anën tjetër tha se sistemi “autopilot” është krijuar për t’i ndihmuar njerëzve në raste kur kanë probleme në ngasje të veturës.