Auto

Më 23 shtator BMW-ja zbulon modelet e reja M3 dhe M4

Foto: BMW Blog

Qe një kohë ka qenë e ditur se BMW M3 në version Sedan dhe M4 në version Coupe do të debutojnë gjatë muajit shtator, por tani është zbuluar data e saktë. Këto dy modelet e reja do të prezantohen në datën 23 të këtij muaji.

M3 Sedani i ri do të prezantohet me ngjyrë të gjelbër “Isle of Man”, por në gamë do të gjendet edhe me ngjyrë të kuqe “Toronto”, të kaltër “Tanzanite”, të kaltër “Portimao”, gri “Dravit”, të zezë “Sapphire”, të bardhë “Alpine” dhe të verdhë “Sao Paolo”, transmeton KOHA.

Ndërsa M4 Coupe i ri do të prezantohet me ngjyrë të verdhë “Sao Paolo”.

Sa i përket enterierit, te dyja modelet e reja të BMW-së do të jenë në dispozicion me ngjyrë të zezë, të zezë-portokalli ose të zezë-kaltër prej lëkure. Më vonë, thuhet se do të ketë edhe ngjyra të tjera.