Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Lajçi i dyti në Çeki, synon kupë në Evropë

Shkëlzen Lajçi ka arritur sukses historik për automobilizmin e Kosovës.

Në garën disiplinës malore, e zhvilluar në Stemberk të Çekisë, e vlefshme për Kampionatin Evropian, ai është renditur në pozitën dytë në Grupin N, me kohë të njëjtë sikur edhe i pari, 7:23.35 minuta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam shumë i kënaqur me rezultatin e arritur. Shtegu ka qenë gjysmë i lagur dhe gjysmë i terur, ndërsa unë u kam treguar mjeshtri në vozitje”, ka thënë Lajçi pas garës.

Në shtegun legjendar, i gjatë 7 kilometra, i cili është edhe më i vjetri në Evropë, ai pati paraqitje të shkëlqyeshme dhe tani gjendet në mesin e dhjetë të parëve, me 40 pikë të tubuara, ndërsa kjo ishte vetëm gara e dytë e tij.

Lajçi edhe para fillimit të garave pati premtuar se Kosovës do t’i sjellë kupa nga garat në Evropë.

Pas garës në Austri, në të cilën ai u rendit i katërti dhe i fitoi 12 pikë, kësaj radhe ishte edhe më i mirë.

“Kam premtuar se do të jap maksimumin në çdo garë dhe Kosovës do t’i sjell kupa. Jam shumë optimist se ky është vetëm fillimi i sukseseve, ndërsa e falënderoj FASK-un dhe të gjithë ata që po më mbështesin”, është shprehur Lajçi pas garës.

Sfida e tij e radhës është vetëm pas një jave në Glasbach të Gjermanisë.