Auto

AC Schnitzer shënon 30 vjetorin me model shumë të veçantë

Me rastin e përvjetorit të 30-ë, AC Schnitzer për Geneva Motor Show ka përgatitur modelin e veçantë të quajtur AC Schnitzer ACL2S, i cili është i bazuar në BMW M240i Coupe.

AC Schnitzer ACL2S nën kofano ka motorin 3.0-litër me katër cilindra të përforcuar në 400 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Ky model vjen me amortizatorët RS me ajër, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, set të ri të rrotave Schnitzer AC1 nga alumini.

Gjithashtu, ACL2S vjen edhe me paketën për aerodinamikën të bërë nga fibra të karbonit (spoiler i përparmë, set pragjesh, difuzer i pasmë, spoiler i pasmë në çati, spoiler mbi bagazh), pasqyra nga fibra të karbonit, si dhe interier të modifikuar (pedalet nga alumini, etiketën “One of Thirty”, si dhe timonin tre-cepësh prej lëkure).

AC Schnitzer ACL2S do të prodhohet në një seri të kufizuar prej 30 njësive dhe çmimi i tij është 83 mijë dollarë.

{gallery}