Auto

Digjet gjatë testimit Audi A7

Njëri nga modelet që ende nuk ka dalë në treg dhe i cili është duke u testuar, Audi A7 është djegur në tërësi gjatë testimit të vozitjes në alpet austriake.

Ky Audi A7, për të cilin ende nuk është zbuluar se pse e kaploi zjarri, ishte duke u testuar si pjesë e fazës paraprake para se të dalë në treg.

Në këtë fazë, secili automobil testohet në kushte të ndryshme të vozitjes dhe ai në vend të dizajnit përfundimtar ka një lloj karrocerie të përkohshme, transmeton kp.

Vetura ka nisur të digjet papritmas dhe vozitësi e inxhinierët e Audisë kanë ndaluar automobilin. Tentimi për të shuar zjarrin me aparat të zakonshëm nuk pati sukses dhe është dashur të arrijnë zjarrfikësit për ta shuar zjarrin që kaploi gjithë veturën.

E gjithë drama ka zgjatur 15 deri 20 minuta dhe automobili është djegur në tërësi. Për fat të mirë askush nuk është lënduar.

Audi A7 i ri do të vijë me platformën MLB-Evo, një platformë e lehtë të cilën e përdorë modeli Q7. Dizajni i tij do të bazohet në konceptin e Audi Prologue, ndërsa premierën ky model i ri pritet ta mbajë ka fundi i këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Në Kosovë, modelet e reja të markave Volkswagen, Audi, Skoda dhe Porsche mund t’i gjeni në autosallonin “Porsche Kosova”.

{gallery}