Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Si duket Saab-i kinez me rrymë

Kompania NEVS, e cila më 2012 bleu markën e veturave suedeze Saab, prezantoi dy koncepte elektrike si uverturë për modelet e serive që do të ofrohen në tregun kinez më 2018.

Në renderë janë paraqitur dy koncepte të automobilave me rrymë – limuzina më shenjën 9-3 dhe SUV 9-3X, transmeton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bëhet fjalë për automjetet e bazuara në gjeneratën e fundit të Saab 9-3 origjinal dhe modelit 9-3X, dhe ndonëse NEVS nuk ka marrë të drejtën për përdorimin e emblemës Saab, të dy automobilat kanë dizajnin e njohur të prodhuesit të dikurshëm nga Suedia.

Detajet teknike tash për tash nuk dihen, por më herët ishte paralajmëruar se këto automobila do të kenë autonominë e vozitjes deri në 300 kilometra më një mbushje të baterisë.

{gallery}