Auto

Spiunohet Volkswagen Golf 8 në version Variant

Edhe Golfi i gjeneratës së tetë do të ketë versionin karavan Variant, e këtë e konfirmojnë fotografitë e publikuara të njërit nga modelet testuese.

Ashtu sikurse Golf 8 hatchback standard, i cili është i gjatë 4.3 metra, edhe Golf 8 Variant do të bazohet në platformën MQB të Volkswagenit si dhe do të jetë më praktik e ekonomik.

Gjithashtu, Golf 8 Variant do të ketë boshtin e rrotave më të gjatë për rreth 50 mm për dallim nga paraardhësi dhe mbetet të shihet se çfarë kapaciteti do ta ketë bagazhin, transmeton Koha.net.

{gallery}

Volkswagen Golf 8 Variant, po ashtu, pritet të vijë me sistemin e ri për informim dhe argëtim me ekran të ndjeshëm në prekje, ekranin “Head-up”, instrument-tabelën digjitale, sistemin “Travel Assist” për vozitje gjysmë-autonome, si dhe me sistemin “Car2X” i cili Golfit të ri i mundëson të komunikojë dhe ndajë informacione me rrethinën. Po ashtu, “Car2X” mund të lidhet me automjetet tjera në komunikacion deri në 800 metra distancë.

Sa i përket motorit, në gamë pritet të jenë në dispozicion motorët dizelë TDI dhe ato benzinë TSI, versioni TGI Evo me gazë natyror, si dhe versioni benzinë eTSI Mild hibrid dhe plug-in hibrid. Po ashtu, raportohet se në gamë mund të jetë edhe versioni Golf Variant R me motor 2.0-litër Turbo me rreth 330 kuajfuqi.

Sipas të gjitha gjasave, debutimi i Volkswagen Golf 8 Variant mund të mbahet kah fundi i vitit.