Auto

Audi prezanton në Rusi super A8-shin antiplumb

Descriptive Text

Por të mos shihej drita e kaltër LED nga lartë, ky Audi do të dukej si modeli standard A8 L, por ajo se çfarë ai përmban nën ‘lëkurë’, e bënë këtë veturë super speciale.

Ky version i quajtur ‘Security’ është antiplumb i klasit VR9 ndërsa xhamat të klasit 10.

Pesha e tij arrin në 3,875 kilogram për shkak të trupit të tij antiplumb si dhe pjesët ekstra të Audisë, transmeton KOHA.

{gallery}

Audi A8 L Security ka sistemin për fikje të zjarrit nga poshtë tij, mbrojtës të rrotave e mbrojtës të karburantit.

Për ta kthyer modelin standard të A8 L në Security, Audi-së i janë dashur 400 orë punë ekstra ndërsa është prodhuar në një fabrikë të dedikuar për të.

Të gjitha veturat anti-plumb të kësaj kompanie janë testuar nga autoritetet e sigurisë, për të testuar rezistencën e saj ndaj snajperëve, granatave e armëve automatike.

Në një ngjarje reale, kjo veturë do të jetë në gjendje të largohet nga vendi i rrezikshëm edhe nëse i shpërthehen gomat, me një shpejtësi deri 80 kilometra në orë.

Derisa versioni ‘Security’ është i bazuar në modelin A8 L, fuqia e tij vije nga modeli S8, i cili prodhon 563 kuajfuqi ndërsa bënë që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100km/orë ta arrij për 6.3 sekonda e atë maksimale, të limituar në mënyrë elektronike, në 210km/orë.

Audi këtë veturë fillimisht do ta ofrojë vetëm në Rusi për një çmim fillestar afër 750 mijë dollarë ndërsa thotë se pas porosisë, ajo kërkon 3 deri 6 muaj për tu prodhuar dhe dorëzuar klientit.