Auto

Elon Musk sugjeron inkorporimin e Minecraft-it në Tesla

Elon Musk, themeluesi i Teslas, ka pasur një kërkesë të veçantë në Twitter. Përderisa veturat Tesla janë automatike, ato kanë edhe disa lojëra. Lojërat në dispozicion janë: Fallout Shelter, Lunar Lander, Cup Head, Missile Command.

Tani, ai mendon se vetura ka nevojë për lojëra më interaktive sikur loja ‘’Pokemon Go’’ ose ‘’Minecraft’’. Këtë e ka bërë të ditur Musk, përmes një cicërime në Twitter. Megjithëse kjo cicërime ka qenë më shumë si një sugjerim mes një bashkëpunimi të mundshëm, jemi duke biseduar për Elon Musk, i cili gjithmonë gjen një mënyrë për të nxjerrë eksperiencën më të mirë në veturat Tesla, raporton Essentially Sports, transmeton Koha.

‘’A mundet dikur të merr një gamer të Mincecraft-it për të punuar në Tesla? Ose të krijoj një lojë që ndër vepron virtualisht me realitetin sikur Pokemon Go përderisa jemi duke vozitur në mënyrë të sigurt? Sikur një version të bashkë dyzuar të Pac-man-it apo Mario Kartit’’, ka shkruar Musk.

Kjo cicërimë ka ngjallur polemika, edhe pse Musk ka theksuar se vozitja duhet të jetë e sigurt. Pa marrë parasysh se sa e lehtë një lojë mund të jetë, çdo lojë kërkon vëmendje. Mirëpo duke e ditur se sa kreativ është Musk me zgjedhjet e tij, gjithçka është e mundur.