Së shpejti Audi S5 Coupe i ri në Gjenevë

Së shpejti Audi S5 Coupe i ri në Gjenevë

25 shkurt 2017 17:50

Kompania e njohur ABT Sportsline në panairin e veturave në Gjenevë, ndër të tjera, do të prezantojë edhe modelin e modifikuar Audi S5 në version Coupe.

ABT Audi S5 do të vijë me motor 3.0-litër TFSI të përforcuar në 425 kuajfuqi, paketën për aerodinamikën, si dhe set të ri të rrotave ABT Sport GR me diametër prej 19 dhe 20-inç, transmeton Koha.net.

Detajet në lidhje me përshpejtimin dhe shpejtësinë maksimale të Audi S5 Coupe të re, ende nuk është zbuluar.

Të kujtojmë, ABT Sportsline në panairin e veturave në Gjenevë do të prezantojë një seri të modeleve të modifikuar, duke përfshirë edhe Volkswagen Golf GTI Clubsport S me 370 kuajfuqi, Audi S4 me 425 kuajfui dhe Audi TT RS-R me 500 kuajfuqi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme