Auto

G-Power ofron tri versione të reja për BMW Series 3

Prapa etiketës GP-510 fshihet BMW M340i xDrive nga seria aktuale Series G20, motori i të cilit pas tretmanit të kompanisë që merret memodifikimin e veturave, G-Power, ka kapacitet prej 510 kuajfuqi.

BMW-ja ende nuk ka prezantuar M3-shin në kuadër të gjeneratës aktuale Series 3, ndërsa “treshi” G20 më i fuqishëm fshihet prapa etiketës M340i xDrive, me motor me kapacitet prej 374 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

G-Power, këtë model e ofron në tri versione: në version GP-510 me motor 6-cilindrash Bi-Turbo me kapacitet prej 510 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3,7 sekonda. Ky version kushton 5,840 euro.

{gallery}

Gjithashtu, në dispozicion është edhe GP-420 i cili është me kapacitet prej 420 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri 100 km/h ta arrijë për 4 sekonda. Çmimi i këtij versioni është 1,695 euro.

Si dhe versioni i tretë, GP-470 është me kapacitet prej 470 kuajfuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h e arrin për 3,8 sekonda, ndërsa çmimi për këtë version është 4,245 euro.

Që të tri versionet, shpejtësinë maksimale e arrijnë deri në 300 km/h.