Prodhuesi gjerman i famshëm i veturave, BMW, në ngjarjen Concorso d’Eleganza Villa d’Este, në Itali, ka prezantuar konceptin e ri Series 8 në version Coupe.
Kjo ishte e mjaftueshme që një dizajner i pavarur të merret me idenë e tij se si ta shndërrojë këtë koncept në një tjetër version, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLexoni edhe:
X-Tomi Desing më herët pati prezantuar idenë e tij se si mund të duket ky koncept në version kabrio, ndërsa tani ai sjell idenë e tij për versionin e mundshëm Shooting Brake.
Megjithatë, versioni Shooting Brake ndoshta nuk do të jetësohet sepse BMW ka konfirmuar se serinë e re 8 do ta ofrojë në version Coupe, kabrio dhe Gran Coupe.