Auto

Historia e Skoda nga fillimi deri tani

Skoda është një nga brendet më të reja të gjigantit të madh gjerman Volkswagen. Megjithatë, marka ka rrënjë të vjetra në këtë familje dhe këtë e dëshmojnë ekzemplarët në muzeun zyrtar në Mlada Boleslasv të Çekisë.

Brendi ishte themeluar në vitin 1895. Atë kohë kishte nisur si prodhues i biçikletave. Megjithatë, shumë shpejt brendi i biçikletave hyri në industrinë e automobilizmit në Evropë, shkruan sot “Koha Ditore”. Themeluesve Vaclav Laurin dhe Vaclav Klement iu dheshëm dhjetë vjet për të dalë nga ngasja me pedale në ngasje me katër rrotë. Automobilin e parë të kompanisë ata e sollën në vitin 1905.

I quajtur Voiturette A, automobili kishte debutuar në industri nën logon e “Laurin & Klement”, por në botë u bë i njohur si automobili i parë Skoda. Automobili përdorte një motor me dy cilindra me ftohës uji me shtatë kuaj fuqi. Top-shpejtësia e tij ishte 40 kilometra për orë. Në të mund të akomodoheshin vetëm dy persona... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.