Auto

Renault Megan RS i ri me 300 kuaj fuqi

Descriptive Text

Renault ka zbuluar disa foto dhe detaje të reja për Megane RS të ri i cili do të debutojë gjatë kësaj jave në Monaco Grand Prix, e që zbulimin e tij do ta bëjë shoferi i Formula 1, Nuco Hulkenberg.

Gjatë debutimit në Monako ai do të jetë i kamufluar, pasi debutimi i tij final do të jetë në panairin e veturave në Frankfurt gjatë shtatorit të këtij viti.

Megane RS i ri do të ketë të gjitha rrotat aktive, ndërsa ka dy lloje të marsheve për t’u zgjedhur, manual ose automatik.

Motorin do ta ketë 1.8 litërsh me katër cilindra turbo, i cili prodhon rreth 300 kuaj fuqi.

Çmimi dhe detajet e tjera nuk janë zbuluar nga Renault për Megan RS të ri.

{gallery}