Auto

Tregu i veturave në Kinë “shkatërrohet” për shkak të koronavirusit

Foto: Reuters

Shitja e veturave në Kinë, tregun më të madh në botë, ka pësuar rënie të madhe në shkurt, me klientët që kanë qëndruar në shtëpi e larg tregtarëve, pasi si pasojë e koronavirusit kanë vdekur më shumë se 3000 vetë në shtetin aziatik.

Tregu i automobilave në Kinë, në muajin shkurt, ka pësuar rënie për 80 për qind, sipas të dhënave nga Asociacioni i Kompanive të Veturave në Kinë.

Këto janë disa nga kompanitë që pësuan rëndë:

BAIC Blue Park, njësiti për njësi elektrike, shiti 1002 copë në shkurt, rënie prej 65.1 për qind në krahasim me një vit më herët.

Shenzeni shiti 5501 vetura, apo 79.5 për qind më pak se në të njëjtin muaj të vitit të shkuar.

General Motors pësoi rënie prej 92.2 për qind në krahasim me një vit më herët. Ai shiti 7612 njësi.

Honda shiti 11288 njësi, apo 85 për qind më pak.

Partneri i Volkswagenit, JAC, shiti 11550 njësi në shkurt. 63.4 për qind më pak se vitin e shkuar në periudhën e njëjtë.

Nissani po ashtu pësoi rënie në më shumë se 80 për qind.