Auto

Volvo sjell versionin hibrid krahas modeleve të përditësuara S90 dhe V90

Modelet S90 dhe V90 të Volvos janë përditësuar për vitin 2020 me ndryshime të lehta kozmetike dhe me shtimin e një opsioni hibrid.

Falë dispozicionit të modeleve të reja hibride, prodhuesi suedez thotë se emetimet dhe shpenzimet e automobilave janë kursyer për 15 për qind.

Të gjitha modelet S90 dhe V90 do të kenë teknologjinë e re hibride, kur versionet e rifreskuara do të dalin në shitje. Teknologjia aktuale e modeleve hibride përmban bateritë 48-voltëshe.

Si pjesë të ndryshimeve, dizajnerët në Volvo kanë sjellë freski në pjesën e përparme, drita e në opsione të ngjyrave.

Volvo ka lansuar edhe kontrolluesin e avancuar të klinës, që sipas inxhinerëve, automatikisht monitoron kualitetin e ajrit në veturë dhe filtron ndotësit.

Çmimet akoma s’janë bërë të ditura për modelet e reja, ndërsa ai pritet të dalë në shitje kah qershori, shkruan “Auto-Express”.