Auto

Ferrari prezanton në teatër veturën e re të F1

Ferrari e ka prezantuar me krenari dhe pasion veturën e re të Formula 1 për edicionin e këtij viti në një teatër dhe me shumë ndryshime nga modeli i vitit të kaluar.

Modeli SF1000, që e shënon garën e 1000-të të ekipit italian këtë vit, është veturë e shpresës që do ta përfundojë dominimin e Mercedesit dhe ta ndalë Lewis Hamiltonin që kërkon ta barazojë rekordin e Michael Schumacherit me shtatë tituj, transmeton KTV.

{gallery}

Nëse vetura e kuqe duket sipërfaqësisht e njëjtë me atë të 2019-s, i pari i ekipit Mattia Binotto ka thënë para të pranishmëve në teatrin Romolo Valli, se pamja e jashtme ka ndryshime.

Katër herë kampioni Sebastian Vettel, do të jetë në garë bashkë me vozitësin tjetër të ekipit, Charles Leclerc.