Auto

RS6 Avant me 690 kuajfuqi, kreacioni më i ri i ABT-së

Kompania e njohur që merret me modifikimin e veturave, ABT Sportsline, së fundmi është marrë me përforcimin e karavanit RS6 Avant të Audit.

Kreacioni më i ri i ABT-së vjen me motor 4-litër V8 Bi-Turbo të përforcuar në 690 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Kaq kapacitet ka edhe modeli i fundit i Porsches, 911 GT2 RS.

{gallery}

Gjithashtu, ABT-ja njofton se është duke punuar edhe në një version tjetër më të fuqishëm.

Ky Audi RS6 Avant në version karavan tani shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,3 sekonda - 0,3 sekonda më shpejtë nga modeli standard.