Auto

Aston Martin pas pothuajse një dekade del në fitim

Descriptive Text

Prodhuesi britanik i veturave luksoze ka raportuar fitimet e para të saja pas pothuajse një dekade, duke shënuar një kthesë në performancën e saj e e cila mund të nxisë kompaninë drejt një kthimi në treg, transmeton koha.net.

Kompania 104 vite e vjetër, ka prodhuar vetura të famshme super sportive të cilat voziteshin nga agjenti James Bond në filma, por që ka pasur humbje në çdo vit në gjashtë vitet e fundit.

Aston Martin ka raportuar se ka arritur 217 milionë euro fitime në tre muajt e parë të këtij viti, falë veturës së re luksoze të modelit DB11, i cili ka dal në shitje gjatë vitit të kaluar.

Kjo kompani, e cila është në pronësi të investitorëve italianë dhe nga Kuvajti, ka treguar se shitjet e saja janë rritur për më shumë se 30 për qind gjatë këtij viti, e që është shenjë e fortë e rikthimit të tyre, pasi kjo kompani ka falimentuar 7 herë gjatë historisë së saj.

“Konsumatorët të cilët kanë blerë këto vetura, janë dyfishuar nga viti në vit”, ka thënë shefi i financave Mark Wilson për Reuters.

{gallery}