Bentley zbulon një model të ‘çmendur’ të limituar unik të Continental

Bentley zbulon një model të ‘çmendur’ të limituar unik të Continental

24 maj 2017 16:49

Bentley ka zbuluar një model të ‘çmendur’ të edicionit të limituar të Continental për të festuar pjesëmarrjen e vet në “Nurburgring 24 hours”, i cili do të mbahet gjatë këtij vikendi, transmeton koha.net.

Vetura e quajtur Continental 24, është i bërë në mënyrë specifike për blerësit evropianë dhe do të prodhohen vetëm 24 sosh.

Continental 24 është i bazuar në modelin Continental supersport, duke përdorur motorin e tij, 6.0 litërsh W12 që prodhon 700 kuaj fuqi.

Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.5 sekonda para se ta arrijë shpejtësinë maksimale prej 337 kilometra në orë, por i janë bërë shumë përditësime në pamjen e jashtme dhe të brendshme, duke i dhënë pamje shumë agresive e sportive.

Rrotat 21-inch janë të bëra ngjyrë të zezë në kombinim me të verdhë ose të kuqe, varësisht nga makina, derisa pasqyrat anësore janë nga fibrat e karbonit ngjyrë të zezë.

Nga brenda pothuajse të gjitha janë nga fibrat e karbonit, si dyert, aparaturat e gjërat e ngjashme, po ashtu edhe tepihët të cilët kanë të markuar numrin e secilës veturë individualisht deri në 24.

Shitja e Continental 24 do të filloj në korrik, ndërsa çmimi fillestar i tyre do të jetë rreth 250 mijë euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme