Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Rolls-Royce prezanton modelin e ri më unik në botë

Kompania e njohur britanike për vetura shumë luksoze, Rolls-Royce, vazhdon të sjellë versione speciale të modeleve të saj.

Versioni i ri ekskluziv është krijuar në bazë të porosisë së shitësit zyrtar të Rolls-Roycet, H.R. Owen, transmeton Koha.net. Fjala është për modelin unik Dawn Mayfair Edition, i cili është ndërtuar për nder të 85 vjetorit të shitësit zyrtar të përmendur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky model unik thuhet se është modeli më ekskluziv i Rolls-Roycet në botë.

Rolls-Royce Dawn Mayfair Edition vjen me ngjyrë të bronztë Berwick të eksterierit, rrotat shtatë-cepësh, ulëset prej lëkure me ngjyrë të bardhë Arctic, pragjet me mbishkrimin “Special Commission – Mayfiar Edition One of One”, si dhe me panelin e përparmë me ngjyrë bakri.

{gallery}