Auto

Shpërblimi i Muskut – “Tesla” arrin vlerën 100 miliardë euro

Descriptive Text

Vlera e aksioneve të kompanisë së automobilave elektrikë “Tesla” shijoi rritje rekorde, të mërkurën e parafundit të janarit, duke kaluar një cak që mund të sjellë qindra miliona dollarë në formë kompensimi apo bonusi për shefin ekzekutiv, ElonMusk.

Shpërblimi varet nga vlera e tregut të kompanisë, bazuar në një pako të kompanisë. Caku prej 100 miliardë dollarësh u arrit në janar dhe kjo duhet të mbahet për një periudhë të caktuar.

Vlera e aksioneve ishte 569.56 për aksion, duke i dhënë kompanisë një vlerë totale prej rreth 103 miliardë dollarësh, transmeton Koha Ditore.

Nëse vlera e tregut qëndron mbi 100 miliardë si mesatare në një periudhë prej gjashtë muajsh, duke përfshirë së paku 30 ditë rresht, Musku do të ketë opsionin e blerjes së rreth 1.69 milionë aksioneve me nga 350 dollarë secilin – që në këtë rast do t’i binte shpërblim për Muskun në vlerë prej më shumë se 370 milionë dollarësh, para se t’i llogariten taksat.

“Forbes” dhe “Bloomberg” vlerësojnë se vlera e pasurisë së Muskut neto është rreth 32 miliardë dollarë, gati gjysma e saj e përbërë nga aksionet që ai ka në “Tesla”.

“Tesla” u rrit për më shumë se katër për qind në dhjetëditëshin e fundit të janarit, duke sjellë “shpërthim” të vlerës së aksioneve që janë dyfishuar në tre muajt e fundit. Përpos kësaj, vlera e “Teslas” në tregun botëror ka kaluar edhe “General Motorsin” e “Fordin” bashkë, duke reflektuar besimin që kanë investitorët në këtë kompani se mund të ndryshojë industrinë e automobi

lizmit. Me këtë rast, “Tesla” u bë kompania e dytë me vlerën më të madhe në botë, duke kaluar edhe gjigantin gjerman “Volkswagen”....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)