Auto

Jeff Bezos prezanton veturën elektrike trirrotëshe në Indi

Shefi i Amazonit, Jeff Bezos ka prezantuar një veturë trirrotëshe elektrike në Indi duke e vozitur vetë nëpër qytet.

Bezos ka postuar një video në llogarinë e tij personale në Instagram dhe Twitter në të cilën shihet ai duke vozitur automjetin e quajtur e-rickshaws të Amazonit, transmeton Koha.net.

Bezos nuk ka zbuluar se sa vetura të tilla do të prodhohen, por sipas burimeve të businessinsider, Amazoni do të prodhoj 10 mijë vetura të tilla deri në 2025.

Bezos ka qenë shumë aktiv në Indi gjatë ditëve të fundit, ndërsa ka prezantuar edhe panin e Amazonit për të investuar 1 miliardë dollarë në digjitalizimin e bizneseve të vogla dhe të mesme të këtij shteti, duke parashikuar se aleanca Indi-SHBA do të jetë “më e rëndësishmja” e këtij shekulli.