Auto

Patent shoferët e Shqipërisë njihen nga Komisioni parlamentar grek

Komisioni i Përhershëm për Prodhim dhe Tregti në Parlamentin grek miratoi të mërkurën Projektligjin e Ministrisë greke të Infrastrukturës dhe Transportit për njohjen e ndërsjellë të patent shoferëve midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Parlamenti grek në njoftim zyrtar ka bërë të ditur se deputetët e Komisionit votuan me shumicë votash ratifikimin e marrëveshjes mes dy vendeve që u paraqit në Komision nga Zëvendës Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Joanis Qefalojanis”, ka bërë të ditur Zëri i Amerikës, transmeton Koha.net.

Marrëveshja është nënshkruar ndërmjet ministrit shqiptar dhe atij grek në maj të 2018-s, por duhej të miratohej nga Parlamenti që të hynte në fuqi.

“Qytetarët shqiptarë do të dorëzojnë lejen e drejtimit, marrë në Shqipëri dhe do të marrin atë greke duke pasur mundësinë, të qarkullojnë si drejtues mjeti në Greqi, me të drejta të barabarta me shtetasit grekë”, thuhet ndër të tjera në marrëveshje.

Ata që do të vendosin të qëndrojnë në Greqi, mund ta konvertojnë lejen shqiptare të drejtimit në atë greke duke paraqitur kërkesën e tyre pranë Drejtorive të Transportit në shtetin grek