Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Së shpejti arrin Kia Soul në version elektrik

Kia Motors ka bërë përmirësime të dukshme me ndihmën e të cilave është shtuar autonomia e vozitjes së modelit elektrik Soul.

Bateria e re efikase, për shkak të dendësisë energjetike dhe kapacitetit të ruajtjes së energjisë, ka rritur radiusin e lëvizjes së automjetit për 18 për qind nga 212 kilometra sa është aktualisht në 250 kilometra sipas ciklit të ri vozitës evropian NEDC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Soul EV është njëri nga modelet e reja të përkryera “ekologjike” të cilat Kia do t’i prezantojë gjatë këtij viti.

Në pjesën e dytë të vitit do të vijnë edhe versionet e modeleve Niro dhe Optima Sportswagon.

Kia planifikon që deri në vitin 2020 të ulë shpenzimet e karburanteve në gamën e vet të modeleve për 25% në krahasim me vitin 2014, kur kishin filluar me prodhimin e automjeteve të pranueshme ekologjike, transmeton kp.

Soul EV me rritje të autonomisë në Evropë arrin në fillim të verës.

Pesha e përgjithshme e automjetit të zbrazët është 1.536 kg, derisa shpejtësia maksimale është 145 km/h, ndërsa nga 0-100 km/h vetura i arrin për 11,4 sekonda.