Auto

Mercedesi prezanton bolidin e ri - synon të vazhdojë dominimin

Piloti britanik Lewis Hamilton e ka quajtur bolidin e ri të Mercedesit si "mjaft mbresëlënës" të enjten, pasi ka bërë një xhiro me të në shtegun në Silverstone me shpresë që këtë edicion me të do të fitojë titullin e katërt të Formula 1, shkruan sot Koha Ditore.

"Ishte ndjenjë e jashtëzakonshme", ka thënë Hamilton, që përfundoi si nënkampion stinorin e kaluar prapa gjermanit tashmë të pensionuar Nico Rosberg, ndonëse kishte fituar më tepër gara. "Të mërkurën ishte hera e parë që pashë veturën duke u montuar. Vetura duket më e gjerë dhe është e tillë. Gomat e përparme duken masive". Hamilton 32-vjeçar stinorin e kaluar kishte fituar dhjetë gara, por i mjaftuan vetëm për të zënë vendin e dytë, ndërsa këtë vit koleg të skuderisë do ta ketë finlandezin Valtteri Bottas.

Formula 1 i është nënshtruar ndryshimeve të mëdha në rregulla gjatë dimrit, ku pjesa e përparme është bërë më e gjerë. Po ashtu ka dizajn tjetër të aerodinamikës për të bërë veturat më të shpejta, më agresive dhe më të vështira për t'u kontrolluar.

Kohët do të jenë për disa sekonda më të shpejta brenda një xhiroje për dallim nga viti 2016, ndërsa shpejtësia në kthesa do të krijojë më tepër forcë te pilotët, që është dashur të shtojnë kilogramë dhe muskuj për të përballuar këtë.

Bottas, që i është bashkuar Mercedesit nga Williamsi pas vendimit të Rosbergut që të pensionohet pak ditë pasi fitoi titullin, ende nuk ka fituar një garë në Formula 1.(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.