Auto

Infiniti po përgatit rivalin për BMW X4 dhe Mercedes GLC

Descriptive Text

Nën-brendi i njohur i Nissanit, Infiniti, ka publikuar një fotografi në të cilën shihet Crossoveri i ri QX55, i cili duket sikur në version Coupe.

Vetëm disa muaj pasi njoftoi se po planifikon një Crossover të ri, ky nën-brend japonez i veturave ka zbuluar detajet e para të këtij modeli të ri. Fotografia tregon një siluetë të ngjyrosur pjesërisht të QX55, e cila na jep një pamje të parë në dizajnin e eksterierit të këtij Crossoveri të ri.

Siç thonë në Infiniti, linja e çatisë e Crossoverit të ri është e frymëzuar nga gjenerata e parë e SUV-it FX. Mekanikisht, QX55 është i bazuar në Crossoverin kompakt QX50, dhe kur do të jetë në treg do të jetë rival i modeleve të tilla si BMW X4 dhe Mercedes-Benz GLC Coupe.

Sa i përket motorit, pritet të vijë me motor 2.0-litër Turbo me 4 cilindra e kapacitet prej 268 kuajfuqi, motor të cilin e ka edhe Infiniti QX50.