Auto

Skoda paralajmëron modelin e ri të Octavias

Skoda ka konfirmuar që gjenerata e katërt e Octavias hatchback do të zbulohet gjatë javës së ardhshme, më 11 nëntor në Pragë.

Skoda ka publikuar një video të shkurtër të Octavias së re, me të ciliën paralajmëron lansimin, por në video Skoda nuk ka zbuluar shumë rreth Octavias së re, transmeton Koha.net.

Gjenerata e ardhshme e Skoda Octavias do të jetë sportive ndërsa i janë bërë disa ndryshime kozmetike e mekanike, duke përfshirë versionin gjysmë-hibrid e plug-in hibrid.

Octavia i ri do të jetë i bazuar në platformën MQB të Volkswagenit.

Çmimi fillestar do të rritet, krahasuar me modelin paraprak, tani nis me një çmim fillestar prej 20,700 euro.

Octavia i ri do të ketë disa motorë për tu zgjedhur nga blerësit, duke filluar nga dy motorët e njohur të Volkswagenit, njëri është 1.0 litërsh me tre cilindra që prodhon 114 kuajfuqi e tjetri 1.5 litërsh me katër cilindra që prodhon 148 kuajfuqi.

Do të ketë 2 variante të motorëve me naftë për t'u zgjedhur, njëri 1.6 e tjetri 2.0 litërsh, njëri me 114 kuajfuqi e tjetri me 187 kuajfuqi.

Me gjeneratën e katërt të Octavias pritet të prezantohen edhe modelet elektrike e hibride.