Auto

Pse automobilat e qetë po bëhen të zhurmshëm

Ngasja e një automobili elektrik pa pikë zhurme mund të jetë argëtuese për ata që nuk e pëlqejnë zhurmën dhe gjëmimin e motorëve me djegie të brendshme. Por ky funksion është vështirë i dëgjueshëm edhe vetëm pak metra afër automobilit. Kjo e bën problem vdekjeprurës për njerëzit që nuk mund të shohin që një automobil po u afrohet.

Pajisja e automobilave të tillë me alarmet e zërimit është vitale, thotë Claire Stanley, specialiste për mbrojtje në Këshillin Amerikan për të Verbrit.

“Si individë të verbër, ne mësojmë të udhëtojmë nëpër rrugë e të manovrojmë nëpër qytete duke ‘lexuar’ zërin e trafikut përreth nesh”, ka thënë ajo. “Por natyra e qetë e automobilave elektrikë mund të na rrëmbejë këto informata”.

Qeveritë nëpër botë tashmë u kanë thënë prodhuesve të automobilave të ngrenë volumin e automobilave me qëllim të sigurisë së këmbësorëve dhe çiklistëve. Japonia ka plasuar rregullat për sistemet alarmuese akustike të automobilave në janar të vitit 2010, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimin Evropian që paralajmëruan rregullat menjëherë më pas. Por kërkesat dallojnë nëpër shtete, qoftë në aspektin e asaj se si duhet të jetë sistemi i paralajmërimeve apo edhe se kur duhet të aktivizohet ai... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)