Auto

Renault prezanton minibusin e ri luksoz në Festivalin e Cannes

Kompania prestigjioze franceze e veturave, Renault, në festivalin e filmit në Cannes ka prezantuar versionin luksoz të modelit Trafic.

Minibusi i ri quhet Trafic SpaceClass dhe pritet që të shfaqet në treg në vjeshtë të këtij viti.

Në interierin e këtij minibusi ka hapësirë për nëntë pasagjerë, ulëset janë me lëkurë, ka dritat LED individuale për lexim, portin USB për pasagjerë në pjesën e pasme, ekran 7.0-inç, sistemin e navigacionit MediaNav dhe R-Link me Android Auto, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, ky minibus ka edhe kamera në pjesën e pasme, një tavolinë në mes të minibusit, rrotat nga alumini me diametër prej 17-inç, eksterier me ngjyrë metalike gri Comet, dekorime nga kromi në maskën e përparme, disa detaje me ngjyrë të zezë shkëlqyese, etj.

Sa i përket çmimit, ende nuk është zbuluar çmimi i Renault Trafic SpaceClass, por këtë do ta kuptojmë më vonë kur të jetë gati të dalë për shitje.

{gallery}