Auto

Lexus prezanton konceptin elektrik të së ardhmes me dyert e mëdha “Gullwing”

Nën-brendi i njohur i prodhuesi japonez të veturave Toyota, Lexus, ka zbuluar në panairin e veturave në Tokio modelin e ri elektrik të së ardhmes, i cili aktualisht është vetëm koncept.

Ky koncept, i quajtur LF-30, karakterizohet me motorët elektrikë të montuar në të gjitha rrotat, sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, si dhe me dyert e mëdha “Gullwing” - që hapes së larti.

{gallery}

Kjo i jep LF-30 një fuqi totale prej 536 kuajfuqi dhe drejtim të shkëlqyeshëm, ndërsa teknologjia “Lexus Advanced Posture Control” kontrollon prodhimin e energjisë.

Gjithashtu, koncepti i ri i Lexusit vjen me teknologjinë e mbushjes së baterive pa kabllo, sistemin vetëvozitës, sistemin për vetë-parkim, si dhe ardhja deri te shoferi ngjashëm me sistemin e Teslës.

Për shkak se motorët janë vendosur në rrota, inxhinierët kishin lirinë maksimale të krijonin formën dhe funksionalitetin e këtij koncepti elektrik të së ardhmes, çatia e së cilës është tërësisht nga xhami dhe ulëset futuristike, si dhe inteligjencë artificiale./kosovapress