Auto

ABT e bën Audi TT RS-in e ri me 450 kuajfuqi

Kompania e njohur ABT Sportsline, ofron paketën për modifikim edhe për modelin atraktiv sportiv TT RS të Audit.

Motorin 2.5-litër Turbo me 5 cilindra të këtij modeli, ABT-ja e ka përforcuar nga 395 në 450 kuajfuqi si dhe për këtë TT RS ka zgjedhur sistemin e ri sportiv të shkarkimit të gazrave nga çeliku, transmeton Koha.net.

Image

Po ashtu, kjo kompani nuk ka zbuluar përshpejtimin dhe shpejtësinë maksimale pas përforcimit por TT RS standard vazhdon të mbetet një “raketë” – deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,7 sekonda dhe atë maksimale deri në 280 km/h.

Paketa e ABT-së për këtë Audi TT RS, po ashtu, përfshinë edhe aerodinamikën nga fibra të karbonit (mbrojtësit e përparmë, të pasmë, etj.), maskën e përparme me mbishkrimin “TT RS-R”, amortizatorët e modifikuar, set të rrotave 19 ose 20-inçësh nga alumini, si dhe dritat LED të cilat ndriçojnë mbishkrimin “TT RS-R” kur hapen dyert.

Image

Gjithashtu, ABT Sportsline e ka modifikuar edhe interierin e këtij modeli atraktiv i cili tani përbëhet nga lëkura, disa pjesë nga fibra të karbonit, si dhe ulëset sportive me logon “TT RS-R”.