Auto

Porsche tërheq nga tregu i Kinës mbi 2,000 automobila për shkak të airbagëve

Kompania prestigjioze e veturave, Porsche, ka tërhequr mbi dy mijë automobila nga tregu i Kinës për shkak të defektit të airbagëve.

Prodhuesi gjerman i automobilave luksozë do të tërheqë veturat me kërkesë të Zyrës kineze të Kontrollit Shtetëror të Tregut.

Nga tregu i vendit më të populluar të botës, Porsche do të tërheqë modelet Panamera dhe Boxter, të cilët janë prodhuar në katër vitet e fundit.

Pronarët e modeleve në fjalë më 8 nëntor në serviset e autorizuara në Kinë do të munden pa pagesë të bëjnë riparimin e defektit të airbagëve.