Auto

Hummeri mund të rikthehet më 2021 si një model elektrik

Foto: Carcoops

Dhjetë vjet pasi General Motors (GM) tërhoqi modelin e famshëm për të terrenet rrugore - Hummer, vjen lajmi se kompania po punon për një pasardhës të tij.

Megjithatë, tendencat po ndryshojnë, kështu që në vend të automjeteve me motor SUS, gjenerata e re e Hummerit do të jetë në version elektrik.

Sipas Reutersit, GM mund të përdorë emrin e njohur për një seri kamionësh elektrikë dhe SUV që do të prodhoheshin në fabrikën e Detroit-Hamtramck të këtij prodhuesi amerikan.

{gallery}

Prodhimi pritet të fillojë deri në fund të vitit 2021, dhe GM do të investojë 3 miliardë dollarë në strukturë për të mundësuar prodhimin e modeleve të reja Hummer.

Jo shumë detaje dihen rreth Hummerit të ri, por thuhet se automjetet e gjeneratës së ardhshme do të pozicionoheshin brenda segmentit premium./ksp