Auto

10 veturat më të shpejta të policisë në Amerikë

Descriptive Text

Çdo ditë shoferët në të gjithë SHBA-në vozisin duke e ditur se policia është gjithmonë në autostrada e rrugë të qyteteve e gatshme për ta zbatuar ligjin, transmeton Koha.net.

Edhe pse mendojnë se policia ka vetëm vetura standarde të modeleve sedan e SUV, por ja që nuk është ashtu, raporton BusinessInsider.

Policia në SHBA është e pajisur me disa vetura të përditësuara sipas kërkesës së policisë dhe nevojës së tyre.

Policia e Michigan prin për veturat e shpejta në SHBA, pasi ata çdo vit marrin makina të reja e të përditësuara e me shpejtësi të lartë për të kontrolluar rrugët e tyre, nga kompanitë si Ford, GM e Fiat Chrysler.

Për vitin 2017, policia e Michigan ka provuar 13 veturat më të shpejta të Chevrolet Caprice, Cheverolet Tahoe, Dodge Charger, Ford Taurus e Ford Explorer.

Këto janë 10 veturat më të shpejta të policisë në Amerikë:

10 - Ford Police Interceptor Utility 3.7L AWD – 304 kuaj fuqi – shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë për 7.99 sekonda – shpejtësia maksimale 212 kilometra në orë

Image

9 - Chevrolet Tahoe 5.3L RWD – 355 kuaj fuqi – nga 0 në 100 km/orë për 7.97 sekonda – shpejtësia maksimale 212 kilometra në orë

Image

8 - Chevrolet Caprice 3.6 RWD – 301 kuaj fuqi – nga 0 në 100 km/orë për 7.91 sekonda – shpejtësia maksimale 236 kilometra në orë

Image

7 - Ford Police Interceptor Sedan 3.5L FWD – 288 kuaj fuqi - nga 0 në 100 km/orë për 7.78 sekonda – shpejtësia maksimale 214 kilometra në orë

Image

6 – Ford Police Interceptor Sedan 3.7L FWD – 305 kuaj fuqi – nga 0 në 100 km/orë për 7.43 sekonda – shpejtësia maksimale 214 kilometra në orë

Image

5 - Ford Police Interceptor Utility 3.5L EcoBoost AWD – 365 kuaj fuqi – 0 në 100 km/orë për 6.40 sekonda – shpejtësia maksimale 209 kilometra në orë

Image

4 – Dodge Charger 5.7L RWD – 370 kuaj fuqi – 0 në 100 km/orë për 6.17 sekonda – shpejtësia maksimale 241 kilometra në orë

Image

3 – Chevrolet Caprice 6.0L RWD – 355 kuaj fuqi – 0 në 100 km/orë për 6.11 sekonda – shpejtësia maksimale 250 kilometra në orë

Image

2 – Dodge Charger 5.7L AWD – 370 kuaj fuqi – 0 në 100 km/orë për 6.03 sekonda – shpejtësia maksimale 241 kilometra në orë

Image

1 – Ford Police Interceptor Sedan 3.5L EcoBoost AWD – 365 kuaj fuqi – 0 në 100 km/orë për 5.70 sekonda - shpejtësia maksimale 241 kilometra në orë

Image