Auto

Frika pushton automobilizmin

Ekzekutivi i kompanive prodhuese të automobilave paguhet të jetë optimist, por prapa madhështisë dhe shitjeve në Panairin Ndërkombëtar të Frankfurtit dominoi një ankth i pakuptueshëm.

Biseda mes njerëzve brenda industrisë në këtë panair, një prej më të mëdhenjve në botë, reflektoi kërcënimet me të cilat po përballen prodhuesit e automobilave, transmeton Koha Ditore.

Tregjet e automobilave në Evropë dhe në tregun global janë në rënie. Autoprodhuesit po fokusohen kah e ardhmja me automobila elektrikë, tregu i të cilëve akoma nuk është testuar. Prodhuesit janë nën një presion publik dhe të rregullatorëve për shkak të rolit që kanë automobilat në ndryshimin klimatik. Lufta tregtare botërore ka çrregulluar zinxhirët e furnizimit.

Edhe panairet e automobilave janë nën kërcënim. Shumë prodhues të mëdhenj zvogëluan paraqitjen në Frankfurt sivjet ose e shmangën në total. Kompanitë si “Toyota” e “Chrysleri” vendosën se benefitet nuk i kënaqin miliona eurot që shpenzohen për t’u vendosur aty.

“Është situatë e paprecedentë në të cilën jemi”, ka thënë Wolf-Henning Scheider, shef ekzekutiv i “ZF Friedrichshafen”, prodhues gjerman i transmisioneve, që ka rrjet të gjerë të fabrikave në Amerikë, Evropë e Kinë.

Scheider ka theksuar se prodhuesit e automobilave duhet të investojnë shuma të mëdha parash në automobilat elektrikë dhe vozitjen autonome në të njëjtën kohë teksa përballen me luftërat tregtare. “Të gjitha këto në një kohë, është diçka e re”, ka thënë Scheider për “New York Times”.

Tubimi në Franfkurt ishte panair i mirë për të parë edhe planet e ekzekutivëve të kompanive për të mbijetuar “cunamin”....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)