Prodhimi i Tesla Model 3 nis në korrik

Prodhimi i Tesla Model 3 nis në korrik

23 shkurt 2017 18:23

Tesla i është afruar fazës përfundimtare të lansimit të veturës elektrike Model 3.

Prodhuesi i njohur ka thënë se prodhimi i Model 3 do të nisë në muajin korrik, por raportohet se veturat e para do të shkojnë vetëm te investitorët e kompanisë dhe punëtorët.

Numri i njësive të prodhuara nuk do të bëhet publik deri në shtator. Kompania ka premtuar se do të prodhojë nga 5000 njësi në javë në tremujorin e fundit të vitit.

Prodhimi i Model 3 i kushton Teslas me një fabrikë më të madhe, ndërsa këtë është duke e bërë në Nevada, ku po krijon fabrikën e re.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme