Një model i zakonshëm dizel dhe një superautomobil hibrid i ri. Këto janë dy lloje të veturave që dallojnë në performancë, kualitet dhe çmim, por që kanë një të përbashkët: gomat.
Këta katër rrumbullakë përfaqësojnë jo vetëm kontaktin e automobilit me sipërfaqen e tokës dhe, pa marrë parasysh sa i mirë është një automobil, nëse gomat nuk janë në nivel, rreziku për të pësuar një aksident është shumë më i madh, shkruan sot “Koha Ditore”. Presioni i ulët, “vrimat” e zakonshme dhe materialet e dobëta janë problemet me të cilat më së shumti përballen shoferët, pavarësisht se është shtuar edhe sistemi monitorues i presionit të gomave (TPMS) që nga viti 2012 për të përforcuar sigurinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Gjithsesi, pavarësisht se njerëzit nuk u kushtojnë edhe shumë vëmendje defekteve të tilla, kompanitë prodhuese të gomave janë duke investuar miliona në hulumtime dhe në zhvillime që t’i bëjnë produktet e tyre të performojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Falë investimeve të mëdha kompanitë i janë afruar perfeksionit, por me gjasë shumë shpejt do të ketë “rizbulim” të gomave... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.