Auto

Volkswageni tërheq afër 700 mijë vetura për shkak të defektit me çelës

Foto: Tobias Schwarz / AFP - Getty Images

Shërbimi nacional amerikan për siguri në trafik ka bërë të ditur për një defekt të rrezikshëm për jetën e vozitësve derisa ata janë duke vozitur veturat e kompanisë gjermane Volkswagen.

Në fakt, vozitësi mundet rastësisht të heqë çelësin nga vetura derisa ajo është në lëvizje, transmeton KosovaPress.

Një gjë e tillë mund të shkaktojë aksidente serioze dhe lëndime, andaj kompania ka vendosur të tërheqë modelet Golf të prodhuar në vitet 2015-2016 dhe 2018-2019, Gofl GTI 2015-2019, Golf SportWagen 2017-2019, Jetta 2011-2018, Beetle dhe Beetle Convertible 2012-2019, transmeton kp.

Të gjitha veturat e tërhequra, numri i saktë i të cilave është 679.027, kanë ndërrues automatik të shpejtësive dhe sistem të hyrjes pa kontakt në automobil.

Tërheqja do të fillojë më 11 tetor kur pronarët duhet të dërgojnë veturat e tyre në përfaqësinë e VW-së, për të ndërruar falas sistemin për ndezje.