Mësohet çmimi i Lamborghini Urus SUV

Mësohet çmimi i Lamborghini Urus SUV

23 shkurt 2017 14:25

Auto Express raporton se Lamborghini i ri Urus SUV do të kushtojë rreth 180 mijë funte dhe do të ketë 600 kuajfuqi nga motori 4.0-litra me turbo të dyfishtë V8.

I përshkruar nga kompania si superveturë brenda një SUV-i, modeli i ri pritet të prezantohet zyrtarisht gjatë verës. Ky do të jetë njëri nga modelet më kundërthënëse në historinë 54-vjeçare të Lamborghinit.

I pajisur me teknologjinë e fundit në kabinë, modeli SUV do të kushtojë njëjtë sa një Lambo Huracan, transmeton Koha.net.

Ideja e krijimit të një Lamborghini SUV ka qarkulluar që prej vitit 2012 kur prodhuesi italian prezantoi konceptin e Urusit në Panairin e veturave që u mbajt në Pekin.

Modeli do të ketë motorin e ri 4.0-litra me turbo të dyfishtë V8 që do të kapin deri në 600 kuajfuqi. Sistemi i vozitjes do të jetë elektronik.

Ky do të jetë modeli i parë i brendit italian në botën e veturave elektrike.

Image

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme