Auto

Hyundai Kona SUV i ri spiunohet para zbulimit

SUV i ri i Hyundai, Kona është fotografuar para zbulimit të tij, që do të bëhet gjatë kësaj vere, transmeton koha.net.

Hyundai Kona në këto foto shihet me mbrojtës të ri nga para e pas, e po ashtu edhe nga anash makinës disa mbrojtës nga plastika e me tavanin me ngjyrë të zezë.

Rrotat nga alloy (lloj legure) me ngjyrë të zezë i jep Kona’s një pamje më sportive e cila do të dalë në shitje në tetor të këtij viti.

Kona do të zgjerojë ofertat e prodhuesit të veturave koreane, Hyundai e ky do të qëndrojë në mes të modeleve Tucson dhe Santa Fe.

Emri Kona vjen nga një vend në ishullin Hawaii dhe ende nuk është zbuluar çmimi i tij.

Kjo veturë është e bazuar në shasinë e modelit i20, ndërsa mendohet se motorët që do të ofrohen me të janë: 1.0 litërsh me tre cilindra, 1.4 litërsh me katër cilindra me benzinë dhe tjetri 1.6 litërsh me naftë.

{gallery}