Auto

Serisë BMW 6 Coupe i vjen fundi

Descriptive Text

BMW ka konfirmuar se në shkurt ka përfunduar prodhimin e modelit më të madh Coupe, derisa dy modelet tjera të serisë 6 - Grand Coupe dhe Cabrio ende janë në linjat e prodhimit.

Prodhuesi bavarez nuk e ka miratuar vendimin e vet përfundimtar për shuarjen e modeleve të serisë 6 BMW Coupe para prezantimit të një modeli të ri, por mendohet se njëri nga arsyet është rënia e kërkesave të këtyre veturave pas daljes së versionit praktik Grand Coupe me katër dyer, transmeton KP.

Nga ana tjetër, mund të ndodhë që seria 6 e BMW Coupe të mos ketë pasues direkt.

Në fakt, raportohet se BMW muajve të fundit po teston automjete, të cilat do të jenë komerciale nën shenjën e serisë së re 8, në mesin e të cilave edhe variantet Coupe dhe Cabrio.

Spekulohet se prodhuesi gjerman në vend të Serisë 6 Coupe në të ardhmen do t’iu ofrojë blerësve serinë BMW 8 Coupe, e cila do të jetë në rang me klasën S të Mercedes Coupe.