Auto

AC Schnitzer e “mprehë” X5-shin e BMW-së

Descriptive Text

Edhe gjenerata e re, e katërt, e X5 (G05) të BMW-së ka kaluar nën tretmanin e kompanisë së njohur gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, AC Schnitzer, duke e bërë të duket më i “mprehtë”.

AC Schnitzer për këtë X5, ndër të tjera, ka përgatitur paketën e re për aerodinamikën dhe set të ri të rrotave nga alumini.

Programi i kësaj kompanie për këtë SUV të BMW-së përfshinë rrotat “AC Schnitzer” prej 22-inç (në dispozicion janë disa modele me ngjyra të ndryshme) me goma 275/35 R22 të përparme dhe 315/30 R22 të pasme, transmeton Koha.net.

{gallery}

Gjithashtu, AC Schnitzer ka zgjedhur edhe të gjitha mbrojtësit e rinj të bërë nga fibra të karbonit, kofanon me vrima për ajër, gypat e rinj të sistemit të shkarkimit të gazrave, amortizatorët sportiv (tani ky model është më i ulët për 20 ose 25 mm se ai standard), etiketat “AC Schnitzer”, si dhe disa elemente për interier.

Kjo kompani, po ashtu, paralajmëron edhe paketat për përforcimin e motorit të versioneve X5 M50i dhe X5 xDrive30d.