Kjo “bishë” është pasardhësi i Hummer H1

Kjo “bishë” është pasardhësi i Hummer H1

10 maj 2017 10:21

Hummer H1 civil përsëri është në dispozicion për blerësit. Tani vjen si Humvee C-Series, prodhim i kompanisë Humvee Export.

Kjo kompani është konzorcium i pesë investitorëve dhe entuziastëve, të cilët për prodhimin e kësaj “bishe” kanë angazhuar edhe firmën e njohur VLF Automotive, transmeton Koha.net.

Humvee C-Series është në dispozicion në tre versione, të quajtura Bravo, Charlie dhe Delta, ndërsa sa i përket motorit ato do të jenë në dispozicion me motorët benzinë dhe dizel. Të gjitha motorët janë zhvilluar nga General Motors.

Gjithashtu, Humvee C-Series do të jetë në dispozicion me motor benzinë 6.2-litër V8 me kapacitet prej 430 kuajfuqi, si dhe me motorë dizel 6.5-litër e kapacitet prej 190, 205 dhe 250 kuajfuqi. Dhe njëri nga marshet që do të ketë kjo “bishë”, është marshi automatik 4L85 me katër shpejtësi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme